Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Biznesmeni vlonjat i hoteleve denoncon me foto italianin që u martua me shqiptaren: I bëra dasmën, por më dha çek fals. Një javë i mbajta të ftuarit në hotel dhe u zhduk

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Italiani që shihni në foto u martua me një shtetase shqiptare disa vite më të vogël.

Përpos paragjykimeve të mundshme, deri këtu duhet e gjitha në rregull, mirëpo ka diçka që rezulton tepër shqetësuese. Dhëndrri iku pa paguar.

Italiani dhe gruaja e tij shqiptare

Në fakt pronari i hotel Reginas, Vasil Bedinaj, biznesmen i njohur vlonjat thotë se ai pagoi me çek falls të gjithë dasmën dhe akomodimin e tij dhe miqve të çiftit për një javë, shkruan Newsbomb.

Screenshot 19 7

Duke qenë se jemi ende në sezonin e pandemisë, sezoni turistik është si një i plagosur nga lufta që ka nevojë për mjekim. Një mashtrim i tillë galopant që mund të përfshijë shifra marramendëse e dëmton shumë turizmin vendas, dhe pse kjo gjë ka ndodhur vetëm te një sipërmarrës, raporton Newsbomb.al.

Drejtuesit e Hotelit bëjnë apel që nëse ndokush e njeh, duhet ta lajmërojë të bëhet i gjallë. Gazetari Enrik Mehmeti thotë se rasti do të referohet në polici, sepse një mashtrim i tillë nuk mund dhe nuk duhet të mbetet i pandërshkuar.

Është e rëndësishme të theksohet se Hoteli e ka detyrim ligjor që të mbajë të regjistruar emrat dhe fotokopjet e pasaportës të të gjithë të ftuarve përsa kohë kanë qendruar në atë hotel. Kjo gjë është e detyrueshme pasi edhe kur ndodhin ngjarje kriminale administratori i një sipërmarrje hotelerie duhet patjetër të vërtetojë me dokumente identitetet e personave që kanë qenë në biznesin e tij, aq më tepër që në këtë rast kanë rezervuar për 1 javë, shkruan Newsbomb.al.  

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img