Tirana
broken clouds
18 ° C
18 °
18 °
45 %
5.1kmh
75 %
Mar
18 °
Mër
11 °
Enj
15 °
Pre
16 °
Sht
13 °
E martë, 13 Prill, 2021
spot_img

Biznesmeni i ankohet Bashës: Për 2 muaj humba 20 milionë lekë. Na hiq ose na ul TVSH e makinerive, na lejo t’i mbajmë në provë punonjësit, pa sigurime

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, sot ka vizituar Shkodrën ku dhe ka zhvilluar një takim me qytetarë apo biznesmenë atje.

Një prej tyre i është ankuar Bashës duke i thënë se muajt e karantinës humbi 20 milionë lekë.

Ai kërkon nga kreu demokrat që të hiqet ose të përgjysmohet TVSH-ja 20% e makinerive që blihen, si dhe të lejojë që bizneset të mbajnë për pak muaj punonjës në provë ë pasiguruar, pasi duhen provuar nëse janë të aftër për atë punë.

Biznesmeni: Mirëseerdhe kryetar dhe kryeministër i ardhshëm i Shqipërisë. Unë jam një tregtar si parafolësi im, dhe kisha diçka për t’ju kërkuar se kam shpresa tek ju. Unë për dy muaj kam humb 20 milionë lekë, s’kam marrë kokërr leku nga karantina, dikush i ka marrë 400 mijë lekë unë s’kam marrë fare. Të lutem nëse ke mundësi me përgjysmu ose me hek fare tvsh e makinerive, sepse na dëmton. Unë du me ble nji makineri 100 mijë euro, 20 mijë euro duhet me ia dhanë shtetit. Me na ndihmu me marr edhe ndonjë kredi të butë. Të paktën na e ul, edhe dritat janë të larta. Kur marrim punëtorët e rinj në punë me mujt me i mbajt 2-3 muaj në provë, sepse vijnë ata dhe na vejnë gjobë se nuk e kemi të siguruar, po prit se sa e mora, du me e provu ban a s’ban.

Basha nga ana e tij i premtoi se ai dhe qeveria e tij e ardhshme i ka menduar këto gjëra duke premtuar se do ketë lehtësira të mëdha për sipërmarrësit, si shpresa për të nxjerrë ekonominë nga kriza.  

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit