Tirana
light rain
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
50 %
3.6kmh
20 %
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
26 °
Hën
27 °
Mar
26 °
E premte, 2 Qershor, 2023

Biznesmeni Faruk Ozer në kërkim ndërkombëtar, ministri turk telefonon Bledi Çuçin; kërkon arrestimin dhe ekstradimin e tij

Lajme të ngjashëm

Ministria e Drejtësisë në Turqi ka nisur procedurat ligjore për të kërkuar nga Tirana arrestimin dhe ekstradimin e Fatih Ozer, i cili akuzohet për mashtrim me miliona dollarë.

Mediat turke madje kanë zbuluar se në lidhje me rastin ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soylu ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Bledi Çuçi. Biseda ka pasur në thelb arrestimin dhe më pas ekstradimin e Ozer.

Mësohet se kjo bisedë është zhvilluar disa ditë më parë.

Deri më tani policia turke ka ndaluar 62 persona si pjesë e një hetimi në një shkëmbim kripto-valutash, dhe akuzohen për mashtrim investitorësh.

Arrestimet u bënë në kompaninë Thodex, të udhëhequr nga biznesmeni i arratisur Faruk Fatih Ozer, kundër të cilit autoritetet turke kanë lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar.

Faruk Fatih Ozer është shpallur në kërkim me akuzat e mashtrimit duke përdorur sisteme informacioni, banka ose institucione kredie dhe krijimin e një organizate kriminale.


Më shumë