Tirana
clear sky
32.5 ° C
32.5 °
32.5 °
49 %
3.6kmh
0 %
Mër
31 °
Enj
38 °
Pre
39 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 23 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Biznesmeni denoncon te Rama: Varkat turistike largohen menjëherë dhe njoftojnë njëra-tjetrën sa shohin që…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

5759f6143acddac39f38b69e55199d91

Kryeministri Edi Rama është duke zhvilluar një bisedë me një grup qytetarësh nga Lezha, duke diskutuar për problematikat që ata kanë.

Një prej tyre, biznesmen i një fabrike të përpunimit të peshkut me 20 punëtorë, shprehu një shqetësim që tha se po shkatërron turizimin në këtë zonë. Ai tha se shkarkimi i çimentos në portin e Shëngjinit shkakton ngritjen e pluhurit që është i rrezikshëm për shëndetin, duke bërë që edhe anijet turistike të largohen menjëherë sa shohin që zona ka pluhur çimentoje.

Ndërsa kryeministri Edi Rama i premtoi se në mandatin e tretë, Shëngjini do të ketë një port turistik peshkimi.

Biznesmeni: Pluhuri i çimentos që shkarkohet në portin e Shëngjinit është një problem i madh për ne, për ndotjen e ambientit. Çimentoja shkaktohet me vinça dhe jo me thasë, duke shkaktuar shumë pluhur, që është i rrezikshëm për shëndetin. Varkat e peshkimit që vijnë, por edhe varkat turistike, shohin pluhurin dhe largohen menjëherë dhe njoftojnë njëra-tjetrën në radio që të mos hyjnë për shkak të pluhurit.

Rama: Për portin ke shumë të drejtë, ajo është ideja, kemi filluar punën me të, për ta transformuar në port të peshkimit. Nuk jemi akoma në fazë të avancuar siç jemi me Sarandën, por jemi në proces për ta çuar përpara, dhe shpresojmë të gjejmë aktorët e duhur. Nëse marrim mandatin e tretë, porti do të bëhet siç do ti. Por nëse u jep atyre mandatin e pestë, aty do shkarkohet çimento dhe lëndë të tjera, por port turistik aty s’do kesh.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img