Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Biznesmeni Çangu rrëfen grabitjen: Autorët ishin nga Kruja! Jemi përlyer në gjak

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Biznesmeni Nazmi Çangu i cili ra pre e grabitësve gjatë orëve të vona të natës së kaluar ka rrëfyer sërish të gjithë skenën e tmerrit që kanë përjetuar si familje.

Në një intervistë për Top-Channel ai tregon se 10 grabitës të armatosur e të veshur me uniforma policie kanë arritur të marrin bizhuteri dhe para kesh me vlerë mbi 100 mijë euro, ndërsa i kanë prerë edhe gishtin me gërshërë.

Ai shton se i kanë marrë edhe armë pasi ka pasur dy çifte me leje. Biznesmeni tregon se ai nuk ka pasur asnjë sherr me askënd.

Vetë Çangu shton se ka qenë edhe pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit, por kur ka kaluar tek Inspektoriati i Mjedisit e kanë hequr nga puna pasi mbështeste Lëvizjen Socialiste për Integrim. Për autorët, Çangu shton se iu dukën sikur ishin nga Laçi, Miloti e malësia e Krujës.

Intervista e plotë:

Biznesmeni: Ishim për darkë në Fushë-Krujë kishim një sebep familjar se goca mbaroi shkollën. Gjithsekush shkoi nëpër dhoma të veta dhe kemi rënë në gjumë nëpër vendet, se di sa ka qenë ora 1-1:30.

Gazetarja: Ishit në gjumë?

Biznesmeni: Po dhe më ranë, Policia e Shtetit thanë. Mirë thash unë po çohem. Këtu kishin shënu policia me xhupa të zi. as rreth asgjë shkrunte policia. jeni policia e shtetit thanë mos lëviz. Kur në 2-3 min  se unë kam punu vetë në polici dhe i di mirë pislliqet e të mirat. Njëri më ra në faqe e thashë policia e shtetit jo s’ka. Bona sikur po lëviz mos lëviz tha dhe i vunë thikën në fyt. aty jemi bërë përlyer në gjak vendi.

Gazetarja: Sa vetë ishin në dhomën tënde ?

Biznesmeni: Tre tek unë me kallashnikov dhe një me scorpions me silenciator. Kërkonin vetëm çelësin e kasafortës se unë nuk kam bankë shteti këtu.

Gazetarja: Ju dukën zëra të njohur?

Biznesmeni: Unë mund të fol edhe dibranshe, labshe, edhe korçarshe po të jem mirë. Nga zëri si nga veriu, Laçi, Miloti, nga malësia e Krujës. Tre ishin tek unë edhe tek gruaja.

Gazetarja: Dyshon tek ndonjëri?

Biznesmeni: Nuk dyshoj, dyshoj që nuk ka për t’u bërë asgjë. Mirë kjo që ndodhi, e mirë kjo që ndodhi.

Gazetarja: Ka lënë gjurmë?

Biznesmeni: Kanë marrë armë se kam pas me leje dy çifte, kanë marrë telefonat. Janë hap dyert gjonat, kanë marrë armët i kam pas me leje, kanë ngel gjurmët.

Gazetarja: Po kasafortën si e kanë hapur me forcë?

Biznesmeni: Kam pas një gocë nga Elbasani si mikeshë. Këtu ishte telefoni im, vetëm kur pa qeset, s’qesh duke tregu çelësin se e dija q kisha në kasafortë diçka.

Gazetarja: Pse ka më vlerë pasuria se sa jeta jote?

Biznesmeni: Në jetën time ka vlerë gjithçka se e kam bërë me djersë, se me qenë s’jam këtu s’jam atje. Vetëm kur mora qesen lëvizën çelësat dhe ai i kapi tha i gjeta çelësat dhe u turrën të gjithë tek dhoma. Gruaja bërtiste ‘mos e vrisni’. Tjerët ishin tek kalamajt me automatikë. Unë kam 3 goca një çun e s’kanë lënë gjë pa marrë, çfarë kanë dashur, kanë bërë kërdinë, 2 orë luftë në shpi.

Gazetarja: Nuk keni asnjë dyshim?

Biznesmeni: S’kam se nuk kam pas, skam pas asnjë sherr me njeri në këtë dynjo. Kam punu në shtet ‘93-2007 polic krimesh, vijova në Durrës tek Inspektorati i Mjedisit, kur erdhën këta në pushtet më hoqën. Unë e kisha bërë tek Kristali edhe donin me gjet sebep se jam me LSI. Kam lokalin në Fushë Krujë, kam mbi 5 6 hektarë ullinj, punoj vetë si qen me gjithë kalamajt, njëri puno në bankë, tjetrën e kam doktoreshë, tjetrën në farmaci, luftë me jetën në 30 vjet.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img