Hapësire reklamuese

Aktualitet

Biznesi ul qepenët, VENDET ku do protestohet NESËR

Shkruar nga Newsbomb

Ditën e nesërme biznesi i vogël ul qepenët dhe del në protestë.

Pas mbledhjes në selinë e PD-së u vendos që të protestohej nga ora 11:00 deri në orën 12:00. Protesta do të jetë në disa pika të Tiranës duke nisur nga: tregu çam, medreseja, tregu elektrik, tregu ushqimor, dyqanet tek rruga e Durrësi dhe e Kavajës.

 

Bizneset do të mbyllin sipërmarrjen e tyre për të kundërshtuar përfshirjen në skemën e tatimit mbi vlerën e shtuar.

Sakaq, në javët në vazhdim pritet të ketë protesta intensive që do të çojnë në bllokimin e disa akseve rrugore të fokusuara në Tiranë. Gjithashtu Basha në mbledhje, ka konfirmuar edhe prezencën e deputetëve të PD-së në protestën e ditës së nesërme të biznesit të vogël. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu