Hapësire reklamuese

Aktualitet

Biznesi ‘merr frymë’, drejtoresha jep lajmin: Po bëhet gati një shërbim i ri për t'u lehtësuar punën, edhe të huajt do regjistrohen në e-albania

Shkruar nga Newsbomb
Linda Karçanaj

Biznesi, pas gjithë kësaj karantine do mund të marrë “frymë” më lirisht pasi në e-albania po bëhet gati një shërbim i ri që u lejon këtyre bizneseve më shumë fleksibilitet lëvizjeje në punët e përditshme, por sigurisht duke qënë në rregull me të gjitha protokollet.

Lajmin e ka bërë me dije Linda Karçanaj, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, e cila qëndron pas e-albania.

“ Në e-albania po bëhet gati një shërbim i ri për bizneset në mënyrë që ata të kenë më shumë fleksibilitet në punët e përditshme”, tha Karçanaj në një intervistë me Nisida Tufën në News 24 ndërsa kujtoi se lejet për automjet, të marra deri tani nga Policia e Shtetit janë të vlefshme deri në fundjavë. Duke nisur nga e hëna, të gjithë duhet të aplikojnë ne e-albania.

“Sigurisht ky kalim nuk u bë për t’u hapur më shumë punë qytetarëve por për t’i dhënë fund pritjes. Tashme lejet per dalje apo per qarkullim nuk mund te vonohen sepse nga pas nuk eshte dikush qe i ben ato manualisht, por nje sistem elektronik që e jep në çast”, u shpreh më tej Karçanaj.

Ndërkaq, drejtoresha bëri me dije se edhe të huajt do mund të regjistrohen në portal.

“Aktualisht ne kemi mundësuar aplikimin për leje dalje si këmbësorë për pazar, apo me automjet për në punë, marrjen e vërtetimit per akvititet të hapur për shtetasit e huaj nëpërmjet një mesazhi të thjeshtë ne 55155 sipas formatit të publikuar në portal.

Nderkohe shumë shpejt AKSHI do të bëjë të mundur që shtetasit e huaj të mund të krijojnë llogari në portalin e-albania nga ku do të mund te marrin dhjetra sherbime si biznes ose si individe”, tha më tej Karçanaj.

Sipas saj, deri tani ka 2.2 mln përdorime në portal vetëm për leje-daljet.

“Pandemia ishte vërtet një test për të vleresuar investimet në teknologji. Nuk do ndryshojë vetëm bota pas saj, por edhe Shqiperia. Në planet tona, Shqipëria dixhitale mbetet projekti numër një dhe pandemia do ndikojë ne modernizimin e metejshem te vendit. Nuk ka me kthim pas sepse teknologjia është garanci për një jetë më të mirë”, përfundoi Karçanaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu