Hapësire reklamuese

Aktualitet

Biznesi i XHAMAVE më fitimprurësi sot, gjithandej nëpër Tiranë e Durrës vendosen xhamat e rinj

Shkruar nga Newsbomb

Tërmeti i djeshëm i ka mërzitur dhe tronditur të gjithë.

Por duket se një biznes në veçanti është duke përfituar nga situata kaotike e ditës së djeshme, dhe është ai i xhamave.

Që në orët e mëngjesit nëpër Tiranë shfaqen makina që janë duke vendosur xhama, sidomos xhama të mëdhenj në katet e para apo të dyta të ndërtesave, aty ku ka pasur edhe biznese.

Nga tërmeti i djeshëm, edhe pse ka pasur çarje, plasaritje të pallateve dhe sidomos është ndjerë në pallatet që kanë pasur shtesa katesh lart apo anësore, duket se tërmeti ka tronditur me thyerjen e xhamave.

Pas përfundimit të lëkundjeve që kanë zgjatur edhe gjatë natës, në zona kryesore Durrës dhe Tiranë, bilanci ka rezultuar me thyerje masive të xhamave. E sot, bizneset e xhamave në Shqipërinë e mesme, janë ato që po lulëzojnë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll