Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bizneset e ndërtimit dhe karburantet deklarojnë ulje të qarkullimit, TATIMET i paralajmërojnë: Do keni vizita...

Shkruar nga Newsbomb

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, bazuar në analizën e treguesve të performancës për periudhën Janar – Gusht 2018, ka konstatuar se tatimpagues, veçanërisht ata që operojnë në sektorin ekonomik të ndërtimit dhe tregtimit të karburanteve, kanë deklaruar ulje të qarkullimit.

 

Kjo do të thotë se niveli i mospërmbushjes tatimore nga tatimpaguesve të këtyre sektorëve është në nivele jo të duhura.

Nisur nga ky konstatim, DPT, njofton se këta tatimpagues do të jenë objekt i vizitave fiskale.

Administrata Tatimore bën me dije se nuk do të tolerohet asnjë shkelje e ligjit. Ndaj në mbështetje të këtij qëndrimi, tatimpaguesit, ftohen që të korrigjojnë vetëdeklarimet.

Në asnjë rast qëllimi i Administratës Tatimore, njoftojnë tatimet nuk është vendosja e penaliteteve, por përmbushja vullnetare e detyrimeve që ngarkohen nga legjislacioni në fuqi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu