Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Biznese, apartamente, troje e mjete lukzose, këta janë dy vëllezërit Marku me 5 mln euro pasuri që po ‘çmontohen’ nga policia (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Vëllezërit Sokol dhe Elson Marku

Pardje (20.01.2021) Policia e Tiranës zhvilloi një operacion të madh ku në fokus ishte sekuestrimi i disa pasurive të familjes Marku, por më kryesorët janë Sokol Markut dhe vëllait të tij Elson Marku, pasuri që janë vënë në mënyrë të paligjshme.

Dy vëllezërit nga Mirdita janë hetuar në Spanjë për trafik droge dhe dyshohet se jepnin para me fajde. Prokuroria e kryeqytetit ka kërkuar sekuestrimin e pasurisë me vlerë 5 mln euro të dy vëllezërve.

Newsbomb.al siguron fotot e dy vëllezërve në fjalë të cilëve u janë sekuestruar 18 makina, apartamente biznese si edhe lokale. Sokol Marku dhe vëllai i tij Elson Marku, nga viti 2008 deri në vitin 2015, kanë përfituar transferta në vlera monetare të larta nga disa vende të BE, si Italia, Belgjika, Spanja, Suedia, Zvicra, Greqia dhe Franca.

Sipas dosjes rezulton se aktiviteti i tyre kriminal duket se ka qenë i shtrirë në një numër të lartë të vendeve të Bashkimit Evropian. Këto para ata i investonin në blerjen dhe tregtimin e makinave. Nga muaji mars i 2011 deri në mars të 2015, Sokol Marku ka përfituar 30 transferta me vlerë totale 12.316 euro, nga persona të ndryshëm.

Ndërsa nga korriku 2014 deri në gusht 2015, ka dërguar 1.127 euro në favor të tre personave, të afërt të tij drejt Italisë. Belgjikës, Spanjës dhe Suedisë. Ndërsa Elson Marku, nga data 7 korrik deri në datën 14 korrik ka përfituar dy transferta, njëherë 1.633 franga zvicerane dhe një herë tjetër 48.235 franga.

Njoftimi nga policia:

Vijon puna për gjurmimin, identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive qe rrjedhin nga aktiviteti kriminal.

Finalizohet operacioni policor i koduar "Vëllazëria".

Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave & Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 5 milion euro, në ngarkim të dy vëllezërve me precedent penal në fushën e narkotikëve.  

Në vijim të punës gjurmuese për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave në DVP Tiranë, në vitin 2019, kishin dërguar materialet paraprake hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale”.

Në zbatim të këtij procedimi, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, pas një pune të mirorganizuar u finalizua operacioni policor i koduar "Vëllazëria", në kuadër të të cilit u bë ekzekutimi i vendimit të prokurorit për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në ngarkim të shtetasve: 

S. M. dhe E. M. (vëllezër), me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. 

Gjithashtu, nga të dhënat e marra dyshohet se dy vëllezërit merren dhe me trafikim të lëndëve narkotike në Itali.

Gjatë operacionit u vendos sekuestro për 18 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, 2 apartamente, 2 ndërtesa banimi, 2 ambiente bar-kafeje, 1 ndërtesë trekatëshe, me një vlerë të përafërt rreth 5 milion euro, disa prej tyre të përfituara nga dhënia e parave me fajde (konkretisht një bar-kafe, një vilë trekatëshe dhe 18 automjete Porsche, BMË, Mercedes dhe Audi), ndërsa pjesa tjetër e pasurive dyshohet se është përfituar nga aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve.

Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll