Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Biznes familjar në Itali, arrestohen 20 shqiptarët, sekuestrohen miliona euro drogë

Shkruar nga Newsbomb
Biznes familjar në Itali, arrestohen 20 shqiptarët, sekuestrohen

Një megaoperacion është zhvilluar në Itali ku kanë rënë në pranga 22 persona. Sipas mediave italiane mësohet se 20 prej të arrestuarve janë shqiptarë, ndërsa dy të tjerë italianë. Gjithashtu gjatë këtij operacioni të quajtur “Turn Over” janë sekuestruar rreth 20 kg kokainë, 81 kg marijuanë, 10 kg heroinë me vlerë 3 milionë euro dhe 453 mijë euro cash.

Operacioni u shtri njëkohësisht në Varese, Milano, Lecco, Bergamo dhe Novara dhe u angazhuan rreth 80 karabinierë së bashku me qentë antidrogë.

Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë pothuajse të gjithë të lidhur me njëri-tjetrin nga lidhjet familjare dhe kishin krijuar një organizatë për të kontrolluar trafikun e drogës midis zonës Varese dhe zonës Alto Milanese. Mësohet se mes të arrestuarve është edhe vëllai i njërit prej dy kushërinjve të vrarë Agron dhe Alban Lleshaj në Canegrate (Milano) më 10 nëntor 2016 si pjesë e një lufte mes bandave rivale shqiptare të tregtarëve të drogës.

Hetimi për operacionin e sotëm erdhi nga arrestimi në flagrancë i një shtetasi shqiptar, të cilit iu gjetën në posedim të 110 dozave kokainë, me një peshë totale prej 94,2 gram dhe shumën prej 11.950 euro në Qershor 2020.

Operacioni u riemërua “Turn Over”, sepse karakteristikë dalluese e klanit ishte zëvendësimi i vazhdueshëm i shpërndarësve që vepronin në zonë me “punëtorë të freskët”, të ardhur nga Shqipëria.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese