Hapësire reklamuese

Politikë

Bisedimet me Greqinë/ A është Presidenti nën presion nga Rama dhe Bushati, Meta: Ua kam bërë të qartë...

Shkruar nga Newsbomb

Presidenti Ilir Meta po zhvillon një konferencë për shtyp kur bëri publike edhe lëtrën ktheyr ministrit të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati. Meta u pyet nëse ndihet nën presion nga Bushati dhe Rama duke qëne se sipas zërave mendohet për arritjen e një marrëveshjeje me Greqinë në prill të këtij viti.

Presidenti u shpreh se nuk ka nevojë për presion pasi gjërat i ka bërë të qarta dhe në lidhje me marrëveshjen me shtetin fqinj komunikimet e tij me ministrin Bushati do të jenë vetëm zyrtare.  

“Edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion unë jam i qetë i duruar jam konstruktiv e urrej protokollin në kuptimin që jam shumë i hapur për të punuar tërë ditën dhe tërë natën për çështje që duan bashkëpunim”, u shpreh Meta.

Më shumë nga fjala e Metës:

Më lejoni të shpeh konsideratën më të lartë më kryeministrin Tsipras me të cilin kam pasur rastin të takohen më parë. Por agjenda e cilit do personalitet të nderuar nuk mund të më imponojë mua të mos përmbush detyrimiet e mia për arritjen me sukses të një marrëveshjeje historike që duhet të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Qeveria ka të drejëtn  saj që të bëjë të gjitha marrëveshjet që janë në kopetencën e saj me qeverinë e Greqisë dhe me të gjitha të tjerat por me këtë çështje ua bëra edhe njëherë të qartë se kush është presidenti i Republikës. Jo vetëm kaq por i kam bërë të qartë ministrit të Jashtëm se për këtë çështje kaq të rëndësishme të ecurisë së marrëdhënive me Greqinë bashkëpunimi do të jetë vetëm zyrtar për të eleminuar çdo lloj keqkuptimi.

Edhe sot e kësaj dite nuk ka asnjë informacion unë jam i qetë i duruar jam konstruktiv e urrej protokollin në kuptimin që jam shumë i hapur për të punuar tërë ditën dhe tërë natën për çështje që duan bashkëpunim. Unë mund të përgjigjem vetëm për sjelljet e mia institucionale sepse kam vënë dorën mbi Kushtetutë. Vullneti im për t’i rregullaur marrëdhëniet me Greqinë ka qenë dhe do të jetë maksimal. Presidenti nuk ndikohet nga asnjë agjendë e brendshme apo ndërkombëtare.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu