Tirana
broken clouds
17 ° C
17 °
17 °
77 %
1.5kmh
75 %
Hën
22 °
Mar
22 °
Mër
23 °
Enj
17 °
Pre
19 °
E hënë, 17 Maj, 2021
spot_img

‘Biri im ku je’, ulërimat e nënës që nuk gjente djalin në autobusin e përmbysur

spot_img

Lajme të ngjashëm

e32cc13c04846d87ce99d975eedf968d

Dëshmi rrënqethëse raportohen nga mediat maqedonase pas aksidentit tragjik me 14 të vdkeur.

“Vetë e kam nxjerrë djalin tim nga autobusi. Ai më mori në telefon dhe vetëm tha: “Nuk e di se çfarë ka ndodhur, kemi pasur një aksident”. Unë menjëherë jam nisur nga Gostivari në Karpalak dhe nxora djalin tim nga autobusi”. Kështu rrëfen ngjarjen babai i njërit prej djemve të plagosur në tragjedinë që ndodhi në autostradën Shkup-Tetovë.

Më tej ai tregon se shumë qytetarë nga Gostivari që erdhën në vendin e ngjarjes nuk po gjenin dot të dashurit e e tyre.

“Sashe, ku je Sashe, biri im”, mes lotësh therriste një grua djalin e saj në vendin ku autobusi ishte përmbysur.  

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 32 të tjerë kanë mbetur të plagosur, pasi një autobus u përmbys në autostradën Shkup-Tetovë. Ndërsa pas mbledhjes se jashtëzakonshme të qeverisë, kryeministri Zoran Zaev bëri me dije se sot dhe nesër shpallen ditë zie kombëtare.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img