Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
0.5kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
16 °
Enj
20 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

“Biri i Pukës sakrifikoi jetën në krye të detyrës”, kryebashkiaku Gjonaj: Saimiri vinte nga një familje e mirë dhe me kontribut për Atdheun

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj ka shprehur ngushëllime familjes së policit Saimir Hoxha, i cili mbeti i vrarë gjatë ditës së sotme në Lezhë.

Gjonaj shkruan se ashtu siç ka kontribuar ndër breza familja Hoxha, edhe Saimir sakrifikoi jetën në krye të detyrës. Kryebashkiaku thotë se vrasja e tij ka pikëlluar jo vetëm familjarët dhe të afërmit, por të gjithë pukjanët.    

Postimi i Gjon Gjonajt:

Me dhimbje mësova lajmin tragjik për humbjen e Saimirit, djalit të mirë të Pukës, pinjollit të familjes në zë, oficerit profesionist. Lus Zotin ti jap forcë prindërve, bashkëshortes, dy motrave dhe të afërmve të tjerë për përballimin e kësaj dhimbje të madhe.

Ashtu si familja Hoxha ndër breza ka kontrbuar për Atdheun, Shtetin ligjor dhe të drejten, edhe Saimiri sakrifikoi jeten në krye të detyrës, teksa dora kriminale e një narkomani nuk i kursej jeten birit të Pukës, duke na pikëlluar të gjithë ne pukjanët e mbi të gjitha familjen Hoxha dhe të afërmit e tyre.

Saimiri ashtu si e gjithë familja Hoxha ishtë simbol i të mirës. Ngushëllime ing.Bilal Hoxhës dhe gjithë familjes që sot përballen me këtë dhimbje të madhe.

Zoti j’ua lehtësoftë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img