Një ngjarje e rëndë ka ndohur në në dyqan në Sideni të Australisë, dhe pamjet e tmerrshme janë kapur në kamerat e sigurisë.
Një vajzë bionde ka hyrë në dyqan me sëpatë në dorë dhe papritmas ka nisur të godasë personat që ndodheshin aty, pa ndonjë shkak.
Në fillim ajo ka gjuajtur pronarin e dyqanit, goditje që e ka zënë në fytyrë duke i shkaktuar frakturë dhe dëmtim të rëndë, ndërsa më pas i është kthyer një klienteje të cilën e ka qëlluar një herë e pasi ka rënë në tokë e ka qëlluar sërish, raporton Newsbomb.al.
Të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Mjekët i thanë gruas se shpëtoi falë flokëve të saj ‘rasta’ që zbutën goditjen e dytë të sëpatës që në të kundërt do kishte rezultuar fatale.
Sulmuesja është identifikuar si Evie Amati, 24 vjeçe. /Newsbomb.al