Tirana
clear sky
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
30 %
5.1kmh
0 %
Mar
1 °
Mër
7 °
Enj
9 °
Pre
10 °
Sht
10 °
E martë, 25 Janar, 2022

BIOGRAFIA/ Edi Luarasi, ikona e ekranit që debutoi në skenë në moshën 16 vjeçare, përjashtimi nga Teatri për arsye politike dhe rikthimi i suksesshëm

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktorja e njohur e skenës shqiptare Edi Luarasi ndërroi jetë sot në moshën 81-vjeçare, duke lënë gjurmë në kinematografi.

Të afërmit dhe miqtë ngushëlluan familjen, ndërsa nuk munguan mesazhet prekëse për humbjen e saj. Luarasi mbylli sytë këtë të premte, pas betejës së gjatë me sëmundjen e rëndë.

Por kush është Edi Luarasi?

Edi Luarasi lindi në Tiranë në vitin 1940. Ajo filloi daljet e para në skenë në një moshë fare të re, ndërsa kur ishte 16 vjeç këndoi në skenën e Teatrit të Estradës. Më pas artistja u diplomua për aktrim në vitin 1963 dhe pastaj filloi punë si aktore në Teatrin Popullor.  Ajo kishte një jetë të pasur artistike, ku mori dhe vlerësimet e para si aktore në fimat ku debutoi. 

Edi Luarasi u martua me regjisorin e mirënjohur Mihal Luarasi.  

Luarasi luajti një serë rolesh në filmat shqiptarë në kohën e komunizmit dhe teatro, ku përmendim rolin e saj të parë tek drama “Shtëpia në bulevard”, në vitin 1963, nën përkujdesjen e regjisorit Kujtim Spahivogli.

Edi Luarasi gëzonte disa tituj për kontributin në jetën artistike: “Medalje ari” për rolin e Leas në shfaqjen “Njollat e murrme”, për të vijuar më pas me “Naim Frashëri”, “Artiste e Merituar” dhe i fundit “Mjeshtre e Madhe”.

Ndër të tjera mund të veçojmë rolet si:  Lena tek “Doktor Aleksi”, Kordelja tek “Mbreti Lir”, Cuca tek “Cuca e maleve”, Kristina tek “Fytyra e dytë”, etj.

Ajo çka vlen për t’u theksuar është fakti se aktorja u përjashtua nga Teatri Kombëtar në 22 janar 1974, për arsye politike.

Më pas artistja rikthehet suksesshëm në skenë në mars 1991, me interpretimin dinjitoz të rolit të damës plakë në dramën “Vizita e Damës plakë”.

Interpretoi edhe në 1995 në dramën “Hekurat”, më vonë, me sukses në dramat “Cilindri”, “Streha e të harruarve”, etj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img