Tirana
few clouds
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
77 %
3.1kmh
20 %
Pre
13 °
Sht
16 °
Die
17 °
Hën
14 °
Mar
11 °
E premte, 31 Mars, 2023

BINGO!!! Për herë të parë HOLLANDA vlerëson pozitivisht qeverinë “Rama”: 6 kushtet janë përmbushur, zgjedhjet transparente dhe po dënohen zyrtarët (KONKLUZIONET)

Lajme të ngjashëm

Në datën 5 qershor, qeveria Hollandeze i ka dërguar një letër raport Komisionit ku del në konkluzionin se shumë prej kushteve që ka pasur Hollanda ndaj Shqipërisë janë plotësuar.

Në gjithë këto vite, duhet thënë se është hera e parë që qeveria Hollandeze shprehet me nota pozitive për ecurinë e Shqipërisë në rrugën drejt BE.

Një kopje e raportit të qveerisë për kuvendin, që po publikohet nga Newsbomb.al hedh dritë mbi pikat konkrete dhe kushtet që ka pasur Hollanda për Shqipërinë. Po publikojmë pjesën e konkluzioneve përkatëse, ku çështje të tilla si Arbër Çekaj, Adriatik Llalla, Balili apo Ndroqi janë evidentuar më vete si suksese.

Pjesë nga konkluzionet e Hollandës për Shqipërinë:

Qeveria mbështet analizën e komisionit se zgjedhjet e 25 prillit ishin të qeta dhe transparente. Më e rëndësishme, opozita duhet të rikthehet në parlament. Qeveria konsideron se është e rëndësishme që cështjet e krimeve zgjedhore të investigohen nga SPAK. Ndërkohë duhet të monitorohet edhe dalja e të dhënave personale të zgjedhësve përpara zgjedhjeve. Raporti I ODIHR për zgjedhjet nuk është publikuar akoma. Qeveria konsideron që është shumë e rëndësishme që rekomandimet e këtij raporti të përmbushen.

Kryeministri Rama ka deklaruar se do të jetë kryeministër i të gjithë shqiptarëve dhe ka kërkuar bashkëpunim dhe integrim në BE. Ndihma e BE për Shqipërinë është më e larta në rajon, sipas raportimeve të Komisionit.

Kushti 1: Reformë elektorale në linjë me rekomandimet e ODIHR dhe sigurim të transparencës për partitë politike dhe manifestet elektorale.

Qeveria mbështet konkluzionet e Komisionit se Shqipëria e ka përmbushur këtë kusht. Zgjedhjet e fundit u mbajtën sipas amendimeve elektorale dhe shkuan mirë. Qeveria konsideron se është e rëndësishme të ketë rregullime të qarta për financimin e partive politike dhe fushatave. Eshtë e rëndësishme që të mbahet një reform e gjerë për financimin e partive politike nga parlamenti I ri.

Kushti 2: Vazhdimi I implementimit të reformës në drejtësi, duke përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë ekspertizën ndërkombëtare, duke përfshirë edhe opionionet e Komisionit të Venecias

Qeveria ndan mendimin e Komisionit se Shqipëria e ka përmbushur këtë kusht. Të dy edhe Gjykata Kushtetuese edhe Gjykata e Lartë e kanë kuorumin për të marrë në shqyrtim cështjet. Duhet të bëhet akoma punë në plotësimin e këtyre institucioneve. Opinioni I Komisionit të Venecias për Gjykatën Kushtetuese është marrë në konsideratë.

Kushti 3: Vendosja e strukturave speciale në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Qeveria mbështet vendimin e Komisionit se ky kusht është plotësuar. SPAK dhe gjykatat e lidhura me të janë operacionale.

Kushti 4: Masa konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke përfshirë bashkëpunimin me vendet e BE dhe nëpërmjet Planit të Veprimit me rekomandimet e Task Forcës

Qeveria vlerëson se ky kusht është përmbushur. SPAK ka marrë një sërë cështjesh në fushën e krimit të organizuar. Psh, krimineli Arbër Cekaj është dënuar me 14 vite burg për trafikim kokaine. SPAK ka nxjerrë gjithashtu 23 arreste për trafikun e drogës në Skrapar duke përfshire edhe një shef policie dhe zyrtarë lokale. Spak ka hapur gjithashtu cështjet kundër gangove të Durrësit për vrasje të kryera në 2005 dhe konfiskoi asete të kriminelëve si Balili apo Ndroqi ashtu sikurse edhe për ish prokurorin Llalla. Arrestimet  efundit dhe dorëheqja dhe gjykimi I një prokurori në Krujë që janë përfshirë në aktivitete krimianle dhe korruptive është një shembull I mirë në angazhimin e Shqipërisë në këtë drejtim. Qeveria është e kënaqur me hapat e ndërmarra nga Shqipëria për bashkëpunimin me policinë ndërkombëtare. Qeveria konfirmon se koperimi me qeverinë hollandeze është përmirësuar.

Korrupsioni mbetet një problem I madh dhe I shpërndarë dhe do të kërkojë vëmendje në vitet në vazhdim. Në këtë kontekst, është positive që SPAK është plotësisht në punë. Në raportin e fundit të GRECO thuhet se Shqipëria ka implementuar 9 nga 10 rekomandimet dhe Shqipëria është duke punuar me rekomandimin e fundit. Kjo tregon se Shqipëria po ecën në luftën kundër korrupsionit. Në të njëjtën kohë, Shqipëria duhet të marrë hapa të mëtejshëm në ndërtimin e rekordeve investigative, të hetimit dhe dënimit të krimeve në të gjitha nivelet. Vëmendje e vecantë duhet tu kushtohet korrupsionit në nivele të larta, duke përfshirë edhe ndëshkimin e duhur.

Në fushën e krimit të organizuar ka përmirësim krahasuar me raportin e fundit. Dhe në krimet serioze janë adresuar më shumë cështje. Dhe njëherë shumë raste janë referuar në SPAK. Qeveria hollandeze vlerëson se është inkurajuese se 270 njerëz (zyrtare të mesëm dhe të lartë) janë dënuar në shkallën e parë dhe 87 në mënyrë definitive. 73 raste janë hapur sërish për persona të nivelit të lartë, 11 akuza janë bërë.

Kushti 5: Adresimi I fenomenit të aplikimeve për azil dhe sigurimi I riatdhesimit

Qeveria konfirmon se konkluzioni I Komisionit për rastet e riatdhesimit është përmirësuar. Policia shqiptare dhe lidhjet me policitë e vendeve të BE kanë luajtur një rol pozitiv. Gjithsesi qeveria mbetet e shqetësuar për migracionin e parregullt nga Shqipëria dhe në mënyrë të vecantë atyre që përpiqen të shkojnë në Britani përmes porteve hollandeze.

Kushti 6: Amendamentet për ligjin e medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias

Si shumë partner ndërkombëtare, qeveria hollandeze ka qenë e shqetësuar për amendamentet e propozuara për ligjin e medias sa I përket shpifjes. Një opinion I Komisionit të Venecias njeh shqetësimet dhe ka bërë rekomandime. Ligji I prezantuar në parlament është jashtë tavolinës tashmë. Qeveria mendon se cdo amendim I legjislacionit në këtë fushë duhet të jetë në linjë me rekomandimet ndërkombëtare.

Më shumë