Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bindja Demokratike prezanton kandidatët në Shkodër, ja cili do të jetë kryesuesi i listës

Shkruar nga Newsbomb
Bindja Demokratike prezanton kandidatët në Shkodër, ja cili do
Kandidatet e Bindjes Demokratike ne Shkoder

Ditën e sotme Bindja demokratike ka prezantuar kandidatët e saj në qarkun e Shkodrës, ku kryesuesi i listës në këtë qark do të jetë Tonin Uldedaj.

Uldedaj u shpreh i bindur për fitoren e mandatit të Bindjes Demokratike në Shkodër, ndërsa shtoi se ky mandat nuk do të jetë për atë apo për partinë, por për të përfaqësuar qytetarët.

“Kur pranova t’i bashkangjitem Bindjes Demokratike, një force të re politike e qendrës së Djathtë, e bëra me bindjen e dikujt që ka parë në jetë për një alternativë më shumë. Kështu dua të jetë edhe për të tjerët: Një alternativë më shumë!

Shkodra, as në komunizëm dhe as në demokraci nuk ka ndejtur e lidhur në afeksione politike pa kuptim. Ajo ka qenë vazhdimisht e djathtë dhe antikomuniste, por ka ditur t’i japë sinjale të djathtës, kur ajo e ka marrë Shkodrën si të marrë njëherë e përgjithmonë.

Mandatin që do më jepni nuk e kam për ta futur në xhep dhe për t’u kapardisë në Parlament, nëpër studio televizionesh dhe restorante në Tiranë.  Ashtu siç do e marrim bashkë, bashkë do e mbajmë dhe do e ndajmë, siç kemi ndarë bashkë dikur bukën dhe besën e shqiptarit.

Kështu që mandati im parlamentar është i joni. Unë do vij për ta kërkuar votën, jo si leje të partive të vjetra për të kapur për fyti pushtetin, por si besë të dhënë se do të përdoret vetëm për interesat tuaja”, u shpreh Uldedaj.

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, në fjalën e tij u shpreh se nuk është rastësi që fushata e Bindjes nisi nga Shkodra.

“Nuk ka qenë rastësi që paralajmërimi për rrëzimin e diktaturës erdhi fillimisht nga Shkodra. Ishin zhvillimet në Shkodër dhe në Kavajë që paralajmëruan se diktaturës po i vinte fundi.

Sot jemi pas 30 vitesh dhe Shqipëria prapë ka nevojë për një rishkundje. Sigurisht nuk jemi në diktaturë, sigurisht që ca gjëra të mira janë bërë në këtë vend këto vite, por kemi bërë shumë hapa pas gjithashtu. Ndaj sot më shumë se kurrë është e nevojshme të kemi një ndryshim dhe unë jam i lumtur që ashtu si para 30 vjetëve ky ndryshim ka për të nisur në Shkodër”.

Ai gjithashtu vuri theksin tek ndryshimi që ofron Bindja në këtë garë krahasuar me subjektet e tjera, duke e nisur nga vetja:

“Do të thonë që çne kjo parti e re po e bën e para këtë hap, përpos vështirësive dhe pse nuk po e bëjnë ata të partive kryesore, të cilat janë bërë veterane. Sekreti është fare i thjeshtë, ne kemi listë të hapur, ata nuk e kanë! Ata janë në ankth, po presin natën e thikave të gjata, dita që kryetari do të vendosë se kujt do i qeshi buza dhe kujt do i qajë. Ne nuk e kemi këtë ankth sepse ne e kemi listën të hapur, ’ne jemi të gjithë për një dhe një për të gjithë ‘. Nuk jemi musketjerë por jemi luftëtarë! Po hyjmë në një betejë për ndryshimin e Shqipërisë duke nisur nga vetja, sepse ne kemi respekt për veten në rradhë të parë, kemi respekt edhe për njëri tjetrin.

Në qoftë se një votues i Partisë Demokratike apo i Partisë Socialiste, do të shkojë te kutia e votimit ai mund të votojë ose Lulzim Bashën, ose Edi Ramën sepse nuk ka mundësi tjetër. Siç e thashë,  lista e tyre do të bëhet në momentin e fundit të skadimit të afatit. Ky është ndryshimi ynë me partitë e tjera. Ne i japim mundësinë Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë, që të sjellin ndryshimin”, tha Patozi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll