
Bindja Demokratike e drejtuar nga Astrit Patozi është gati për fushatën e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.
Gjithçka në kampin e BINDJES, është gati, përfshirë këtu edhe kandidaturat.
Ndërkaq, mbrëmë është regjistruar edhe kandidati për bashkinë e madhe të Tiranës.
Newsbomb.al mëson se bëhet fjalë për muzikantin Arben Skënderi.
Skënderi, ka qenë më herët në listën e Bashës për Këshillin Kombëtar të PD por nuk pranoi të garonte duke i cilësuar zgjedhjet si farsë.
Tashmë Skënderi është pozicionuar qartë te Bindja Demokratike dhe synon të mposhtë kryebashkiakun aktual të Tiranës Erion Veliajn.
Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo garë./ Newsbomb.al