Hapësire reklamuese

Politikë

Bindja Demokratike garon e vetme në zgjedhje, drejtimin e partisë e merr Fabian Topollaj

Shkruar nga Newsbomb
Bindja Demokratike garon e vetme në zgjedhje, drejtimin e partisë e

Partia Bindja Demokratike e themeluar nga Astrit Patozi, ka vendosur të garojë e vetme në zgjedhjet lokale të 14 majit 2023. Bordi Drejtues është mbledhur dje në Elbasan dhe mes vendimeve, është dhe drejtimi i partisë përkohësisht nga Fabian Topollaj.

Bashkëpunëtori i Astrit Patozit në themelimin e Bindjes Demokratike, do të drejtojë përkohësisht partinë deri në zgjedhjet lokale. Pas 14 majit, Bordi do të mblidhet sërish për të vendosur ekipin drejtues që do të çojë partinë në zgjedhjet parlamentare të 2025.

"Bindja Demokratike vendos të garojë e vetme. Bindja Demokratike nisi dje përgatitjet intensive për zgjedhjet vendore të 14 majit, duke pasur objektiv kryesor përfaqësimin në të 61 bashkitë e vendit.

Bordi i saj Drejtues, që u mblodh në Elbasan, vendosi që, në kushtet e një konflikti të paprinciptë brenda forcave kryesore të opozitēs, i cili ka pamundësuar krijimin e një fronti të përbashkët kundër qeverisë, Bindja Demokratike të garojë e vetme në këto zgjedhje.

Nevoja e shoqërisë shoqërisë shqiptare për një alternativë të re opozitare si identitet politik i Bindjes Demokratike u përcaktua si lajmotivi i fushatës së çdo kandidati, në çdo bashki të Shqipërisë. Mbledhja vendosi gjithashtu të komandojë Fabian Topollajn si koordinator të partisë, deri në përfundimin e zgjedhjeve vendore", thuhet në njoftim.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu