Hapësire reklamuese

Bota

Bill Gates: Trump duhet të lejohet të rikthehet në rrjetet sociale

Shkruar nga Newsbomb
Bill Gates

Miliarderi amerikan Bill Gates thotë se kompanitë e rrjeteve sociale duhet të heqin penalizimet ndaj presidentit amerikan Donald Trump, dhe ta lejojnë atë të rikthehet.

“Mendoj që në një moment do të lejohet sërish, dhe duhet të lejohet”, tha themeluesi i Microsoft, Gates në një intervistë për CNBC.

Facebook, Tëitter dhe rrjete të tjera sociale e përjashtuan Donald Trump për deklaratat e tij të rreme për vjedhjen e zgjedhjeve në SHBA, si dhe për ato të “nxitjes së dhunës”.

“Si mund të thuash që u vodhën zgjedhjet, pa paraqitur as edhe një fakt”, tha Gates, teksa kritikoi edhe punën e administratës Trump për përballimin e pandemisë së koronavirusit.

Sondazh

Poll