Hapësire reklamuese

Bota

Bill Gates bën parashikimin e radhës: Ja kur merr fund pandemia

Shkruar nga Newsbomb
Bill Gates

Miliarderi Bill Gates ka bërë një tjetër parashikim në lidhjen me ecurinë e virusit Covid-19.  

Në një intervistë për mediat amerikane, Gates ka thënë se jeta mund te kthehet në normalitet, diku nga gjysma e parë e vitit 2022, pasi sipas tij vetëm atëherë mund të sigurohet shpërndarja e vaksinës në të gjithë vendet.  

“Unë mendoj se ne do të mbledhim para dhe se do të kemi kapacitet prodhues, në mënyrë që të mund të vaksinojmë vendet e pasura në 2021 dhe pjesën tjetër të planetit në gjysmën e parë të 2022, në mënyrë që fundi i pandemisë të mund të ndodhë. Vendet e pasura do të kenë më shumë mbulim vaksinimi sesa vendet e tjera. Në atë mënyrë, vendet e pasura do të kthehen në normalitet,” tha ai.

Më parë, Bill Gates është shprehur se pandemia nuk do të përfundojë pa një vaksinë super-efektive si dhe në një parashikim tjetër tha se situata do të kthehej në normalitet vetëm verën e vitit 2021.

Sondazh

Poll