Tirana
moderate rain
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
82 %
6.2kmh
100 %
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
Enj
17 °
E diel, 4 Dhjetor, 2022

Bilanci: Ukraina thotë se ka vrarë 3,500 ushtarë rusë, 200 janë zënë rob

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ushtria ukrainase ka publikuar një bilanc të “armiqve” që ka vrarë deri tani. Sipas një njoftimi në faqen zyrtare, më shumë se 3500 ushtarë rusë të përfshirë në pushtim janë vrarë dhe pothuajse 200 janë zënë robër.

Gjithashhtu, Ushtria bën me dije se kanë rrëzuar 14 avionë dhe 8 helikopterë, si dhe kanë shkatërruar 102 tanke. Këto informacione janë të pakonfirmuara, pasi Rusia nga ana e saj deri tani nuk ka pranuar ndonjë viktimë.

“Që nga mëngjesi i sotëm, kemi më shumë se 3,500 rusë të vrarë dhe pak më pak se 200 të burgosur”, është shprehur këshilltari i Shefit të Zyrës së Presidentit Zelensky, Mykhailo Podoliak. Sipas tij, Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë kontroll të plotë mbi të gjithë situatën dhe të gjithë territorin e Ukrainës.

“Në orën 7 të mëngjesit të 26 shkurtit, megjithë sasinë e burimeve dhe rezervave që u hodhën në veprim aktiv nga Federata Ruse, forcat e armatosura të këtij vendi nuk morën asnjë avantazh taktik dhe operacional.

Kjo tregon se Ukraina jo vetëm që ka mbijetuar, Ukraina po fiton! Forcat tona të armatosura, policia dhe mbrojtja terroriste po punojnë në mënyrë aktive. Njerëzit dinë të mbrojnë shtetin e tyre” është shprehur këshilltari i Shefit të Zyrës së Presidentit Zelensky.

Më shumë




spot_img








spot_img