Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Bota

Bilanci tragjik në Gazë, mbi 18 mijë të vdekur dhe rreth 60 mijë të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Bilanci tragjik në Gazë, mbi 18 mijë të vdekur dhe rreth 60

Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi ka përditësuar numrin e viktimave dhe të plagosurve në Gazë.

Në përditësimin e bërë nga ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije se 18,608 janë vrarë deri tani nga bombardimet në Gaza që nga fillimi i luftës.

Gjithashtu numri i të plagosurve është rritur, ku mësohet se mbi 50,594 njerëz janë të plagosur.

Thirrjet vazhdojnë, ku Asambleja e Përgjithshme e OKB-së kërkon armëpushim të menjëhershëm, por Kryeministri Benjamin Netanyahu thotë se Izraeli "do të arrijë deri në fund, në fitore" pavarësisht "presioneve ndërkombëtare".

Siç tregojnë luftërat e mëparshme izraelite, thirrjet për një armëpushim së shpejti do të bëhen shumë të zhurmshme për t'u injoruar.

Ndërsa presioni ndaj Izraelit rritet mbi numrin e madh të palestinezëve që vriten nga ushtria e tij në Gaza dhe një krizë humanitare në përkeqësim në territor, Ministri i Jashtëm Eli Cohen tha se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë, me ose pa mbështetjen ndërkombëtare.

Izraeli ka deklaruar se lufta në Gaza do të vazhdojë 'me ose pa' mbështetjen ndërkombëtare, derisa të shkatërrojnë grupin terrorist “Hamas”.

Izraeli çdo ditë  e më tepër po humbet mbështetjen globale për bombardimet në Gaza.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese