Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
56 %
4.6kmh
0 %
Hën
22 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
23 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Bilanci i trazirave në Tiranë: 30 tifozë dhe 20 policë marrin ndihmë te Spitali i Traumës!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Tifozë të ekipeve të Romës dhe Feynoord janë përleshur mbrëmjen e djeshme në rrugët e Tiranës me njëri-tjetrin. Dhuna nuk ka kursyer as efektivët e Policisë që ishin në gatishmëri për të garantuar sigurinë.

Mësohet se në Spitalin e Traumës janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore rreth 30 tifozë të dy ekipeve dhe 20 efektivë të Policisë. Këta të fundit kanë kryesisht dëmtime të lehta, të shkaktuara nga gurët apo shkopinjtë që kanë hedhur tifozët.

Zona e njohur si “Rruga e Salës”, ura e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, “Vasil Shanto” dhe “21 Dhjetori” u kthyen në arenë përplasjesh mes tifozëve dhe policisë. Kanë qenë mbështetësit e ekipit holandezë ata që janë afruar pranë “fan zonës” ku qëndronin kundërshtarët italianë dhe kanë tentuar të konfrontohen.

Shërbimet e Policisë i kanë larguar tifozët e Feynoord nga zona pranë stadiumit “Air Albania”, por disa momente më vonë kanë qenë tifozët e Romës ata që janë largauar nga vendgrumbullimi i tyre dhe u janë vënë pas kundërshtarëve.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img