Hapësire reklamuese

Aktualitet

BILANCI i Reformës në Drejtësi: 69 të shkarkuar, 38 dhanë dorëheqjen. Ja trupa e ONM që po terrorizon prokurorët dhe gjyqtarët shqiptarë

Shkruar nga Newsbomb

Prej nisjes së procesit të “vettingut” e deri në fundin e muajit gusht të 2019-ës, 189 gjyqtarë e prokurorë kanë kaluar në procesin e rivlerësimit.

Sipas raportit të publikuar nga Instituti i Studimeve Politike, janë 69 prokurorë dhe gjyqtarë të shkarkuar ndërsa 38 të tjerë kanë dhënë dorëheqjen përpara se të kalonin në filtrat e vettingut.

Sipas raportit të ISP, statistikisht ky është një rezultat i lartë dhe tregues i thellësisë dhe ashpërsisë së procesit të rivlerësimit. “Statistikat kanë vlerë, por në dhënien dhe garantimin e drejtësisë ato mbeten relative”, nënvizohet në raport.

Por megjithëse në disa raste gjyqtarët dhe prokurorët kanë arritur të kalojnë “Vetingun”, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit në plot 21 raste ka apeluar vendimin në Komisionin e Pavarur të Apelimit. Me 6 raste të dërguara në KPA kryeson Ferdinando Buatier De Mongeot.

Trupa e ONM përbëhet nga Theo Jacobs, Mia Roessingh, Marie Tuma, Hans Kijlstra, Elka Ermenekova, Ferdinando Buatier De Mongeot dhe Branko Hrvatin.

dfgdegerthrth5h.jpg

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu