Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Bilanci i Ramës: 2023 viti më i suksesshëm në ekonomi, në qershor rritje pagash

Shkruar nga Newsbomb
Bilanci i Ramës: 2023 viti më i suksesshëm në ekonomi,

Viti 2023 konsiderohet si viti më i suksesshëm në të gjitha aspektet sipas kryeministrit Edi Rama. Në konferencën tradicionale të fundvitit para gazetarëve, kreu i qeverisë shqiptare shprehet se ky vit do të mbyllet me një arritje ekonomike që tejkalon çdo parashikim të bërë nga qeveria shqiptare dhe institucionet ndërkombëtare. Më tej, Rama thotë se në qershor do të ketë një rritje pagash për disa kategori.

“Viti më i mirë në aspektin ekonomik. Duhet pasur parasysh paranteza me vitet e shkuara dhe jo në raport se sa duhet bërë edhe më shumë në raport me zhvillimin kombëtar dhe ekonominë familjare. Viti më i mirë në aspektin e pozicionit ndërkombëtar të Shqipërisë.

Faktikisht, ky vit do të mbyllet me një arritje ekonomike që e tejkalon ndjeshëm çdo parashikim të bërë qoftë nga qeveria shqiptare qoftë nga institucionet ndërkombëtare.

Turizmi është një nga kanalet më të rëndësishme të zhvillimit ekonomik. Po ashtu ky vit ka pasur rënie të mëtejshme të papunësisë reale dhe sot jemi me një pamundësi që është më e ulëta e të gjitha viteve, pra 10.5% dhe synimi është vitin e ardhshëm të zbresim nën këtë shifër.  Investimet e huaja direkte kanë arritur në mbi 1 miliardë ose 60 euro mbi vitin e shkuar.

Paga minimale këtë vit u rrit në vlerën e 40 mijë lekëve që praktikisht përkon falë forcimit të monedhës vendase si asnjëherë më parë me 400 euro. Po ashtu kanë filluar të gjitha programet e mbështetjes dhe kompensimeve, qoftë për rritjen e kontributeve qoftë edhe për pensionet që kanë arritur një rritje me vlerë 9 për qind. Në qershorin e vitit të ardhëshm do të kenë rritjen e parashikuar në buxhetin e vitit 2024. Punonjësit e policisë, arsimtaret dhe mjekët do të kenë rritje”, u shpreh Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed