Hapësire reklamuese

Ekonomi

Bilanci ekonomik 2023/ Kush janë fituesit e këtij viti

Shkruar nga Newsbomb
Bilanci ekonomik 2023/ Kush janë fituesit e këtij viti

Ka dy tregues të rëndësishëm që pasqyrojnë fuqinë e një ekonomie, rritjen e saj dhe kontributin që jep në mirëqënien e qytetarëve: rritja ekonomike e shprehur në vlerë dhe prodhimi i brendshëm bruto për frymë. Fuqia kryesore e një ekonomie është prodhimi i mallrave dhe shërbimeve e konvertuar në vlerë monetare që përfiton nga shitja e tyre.

Ekonomia u rrit gjatë vitit që po mbyllim, po ndërsa disa sektorë qëlluan me fat e disa të tjerë thelluan fitimet për shkak të strukturës së tregut, qindramijra shqiptarëve iu shtuan kostot e jetesës duke thelluar pabarazinë. E si na shkoi ky vit shkurtimisht? Qarkulluam më shumë, por familjet shqiptare u bënë më të varfëra, por disa biznese dolën si më të fituara nga ky vit që po lëm pas.

Le ti marrim me radhë se kush janë bizneset që dolën të fituara nga 2023-shi.

Bankat përjetuan periudhën më të artë në historinë e bankingut në Shqipëri. Vitin e shkuar 11 grupe bankare që operojnë në vendin tonë realizuan një fitim në nivelin 212.5 milion euro, ndërsa këtë vit fitimet duken se do të jenë edhe më të larta.

Sektori i i ndërtimit vazhdon për vitin e katërt rresht që të jetë motorri kryesor i rritjes së ekonomisë shqiptare. Në vitin 2022 prodhimi në vlerë monetare në këtë industri kapi shifrën 2.3 miliard euro, ndërsa sipas të dhënave të gjysmës së parë të vitit 2023, ndërtimi ishte sektori me peshën kryesore në rritjen e ekonomisë së vendit dhe dega me rritjen më të lartë, 14%, krahasuar me një vit më parë.

Telekomunikaconi është ndër sektoret e fituara këtë vit, kjo pasi qytetarët, biiznest dhe administrata publike kanë rritur kërkesat për të marrë shërbime në fushën digjitale dhe kjo ka sjellë rritje të industrisë së telekomuniakconit.

Mes importeve dhe eksporteve, betejën këtë vit e fituan importuesit. Kompanitë që janë përfaqësuese të lëndëve që prodhohen jashtë vendit duket se kanë patur një vit të kënaqshëm. Rritja e inflacionit ka sjellë fitime më të larta për ta, por dhe kursi këmbimit i ka favorizuar jo pak. Bizneset në fushën e tregtisë së ushqimeve, karburanteve, cigareve dhe pijeve alkoolike dhe mallrave të luksit, janë pjesë e listës së kompanive me xhiron më të madhe gjatë vitit 2022.

Po ashtu prodhuesit e energjisë patën një nga vitet më të lira në historinë e tyre si koncesionarë të hidrocentraleve në Shqipëri.

Vlera e shtuar e sektorit të turizimit sipas të dhënave të INSTAT nuk është në vlera që t’i përgjigjet ritmit të 10 milion turistëve në Shqipëri, por po të llogarisim informalitetin e lartë që ka kjo industri, mund të themi se ky vit, sidomos po të krahasohet me vitet e tjerë, nuk ka qënë i keq.

Kompanitë në fushën e sektorit të punëve publike dominuan të ardhurat që dalin nga buxheti i shtetit, ndërsa firmat koncesionare vazhduan të arkëtojnë miliona euro dhe gjatë këtij viti.

Kompania Gjoka Konstruksion do të marrë këtë vit 35 milion euro për kontratën e rrugës së Arbrit dhe 8 milion euro të tjera nga punë të kontraktuara në vepra të tjera publike, ndërsa është dhe nënkontraktor në veprën më të financuar këtë vit, Tunelin e Llogarasë.

Kompania Kastrati ka arkëtuar 30 milion euro nga kontratat që ka me institucionet publike për furnizimin me karburant, ndërsa të ardhurat nga koncesioni i Aeroportit të Tiranës arritën 83 milion euro, nga të cilat 36 milion euro fitim pa zbritur peshën e taksave.

Buxheti i shtetit ka derdhur gjatë vitit 2023, 52 milion euro për katër shoqëritë koncesionare në fushën e shërbimeve shëndetësore, Sani Service, 3P Life Logistic, Laboratory Networks dhe Dia Vita.

Kompania Integtrated Energy Bv Spv ka arkëtuar 10 milion euro për kontratën që ka me shtetin shqiptar për menaxhimin e mbet[1]jeve në kryeqytet. Edhe pse është në sekuestro nga Prokuroria e Posaçme, kompania vijon të arkëtojë tarifën për depozitimin e mbetjeve pasi kontrata mbetet në fuqi dhe administrimi financiar bëhet nën mbikqëyrjen e një administrator të caktuar nga shteti.

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e ri të Revistës Newsbomb.al, e cila ka dalë në treg sot dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes…

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese