Zjarri masiv në kullën 24 katëshe në Londër mori jetën e të paktën 30 personave, dhjetra mbetën të plagosur, ndërsa 76 persona raportohen të zhdukur.
Flakët shkrumbuan Kullën Grenfell gjatë natës së 12 qershorit. Banorët që arritën të shpëtojnë treguan tmerrin që përjetuan, teksa luftonin me flakët.
Kryeministrja Theresa May shprehu ngushëllimet për familjarët dhe siguroi që do të mbështesë familjarët.