Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Bilanc ‘lufte’ në Prishtinë nga atentati i djeshëm, policia jep informacion zyrtar: Të dyja palët qëlluan me armë zjarri

spot_img

Lajme të ngjashëm

9b5fd5017db0592ac73446785a613228

Policia e Kosovës publikoi informacion zyrtar për konfliktin e përgjakshëm ku një person vrau 2 veta dhe plagosi 2 të tjerë.

Sipas njoftimit përfundimtar të zyrës së Policisë së Prishtinës, në sherrin që degjeneroi në përplasje me armë zjarri janë përfshirë 5 persona Bashkim Mehmeti, N.Mehmeti dhe M.Mehmeti me familjen Rafuna; F.Rafuna dhe M.Rafuna. Ndërsa babai i dy djemve G.Rafuna mbeti i plagosur pas të shtënave të zjarrit, i cili nuk u përfshi në konflikt.

Konflikti nisi për shkak të disa blloqeve të vendosura nga familja Mehmeti në pjesën e familjes Rafuna. Të dyja palët janë bashkëpronare të një ndërtese.

Nga konflikti i përgjakshëm mbeti i vdekur Bashkim Mehmeti dhe M.Rafuna 47-vjeç, ndërsa u lënduan G.Rafuna 76-vjeç dhe i biri F.Rafuna 51-vjeç.

Policia e Kosovës ka nisur aksionin madhor për ndalimin e agresorit, i cili ende nuk është saktësuar se cili është. Por, janë ndaluar 3 persona në lidhje me këtë ngjarje: N. dhe M. Mehmeti dhe F.Rafuna.

Në media u përhap videoja ku autori i krimit shtin me armë mbi njërin prej personave.

Më shumë

spot_img