Big Mama është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar. Ajo ka ditur si ti rezistojë tregut prej vitesh dhe vazhdon të mbetet një ndër personazhet më të komentuara.
Së fundmi e ftuar në një emision televiziv, ajo ka kujtuar fjalët e fundit të babait të saj. E përlotur, Big Mama tregoi se ai ishte personi i cili e ka mbrojtur nga të gjithë dhe ka qenë mbështetja kryesore e këngëtares.
Pak para se të humbte jetën fjalët e fundit të së atit ishin: Jam krenare për ty.
”Ka qenë mbështetja ime më e fortë dhe pse më ka thënë ‘jo jo’ por ka dashur të jetë perfekte. Por të mos ishte babai nuk do të kisha sukses.Ai ka qenë gjithmnonë afër meje dhe më ka mbrojtur dhe nga apragjykimet duke i thënë të gjithëve që ‘ajo është vajza ime unë qëndroj pas saj’. Momenti i fundit më ka thënë që krenohet, ka qenë momenti para se të jepte shpirt. Nisi të qante, sikur e parandjente se do të ndërronte jetë. E i thash ça ke që qa apo ke frikë, ‘jo tha nuk kam frikë, kam frikë se si do të të le ty’. Më pas më më tha që krenohet me mua për çdo gjë që kam arritur”, tha Big Mama.
Kujtojmë se në 9 nëntor të vitit 2019-të këngëtarja humbi babanë e saj nga sëmundja e rëndë.