Hapësire reklamuese

Aktualitet

“Big Brother” në Institut, Asqeri Mandri monitoronte gruan me kamera

Shkruar nga Newsbomb

Asqeri Mandri, 34-vjeç, ra në prangat e Policisë së Tiranës mëngjesin e kësaj të marte, pasi kishte “ngujuar” në banesë bashkëshorten e tij dhe e dhunonte sistematikisht. Ajo çfarë e bën më tragjike këtë ngjarje është fakti se ky shtetas e monitoronte në banesë partneren gjatë gjithë kohës me kamera.

Së fundmi, newsbomb.al mëson se ky shtetas prej pak kohësh ishte nga Gjermania. Ai dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Pas kthimit nga Gjermania ai kishte filluar të ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes të cilën e izoloi dhe e monitoronte me kamera.

Siç shihet dhe nga fotot e publikuara nga Policia, shihen kamerat e instaluara brenda në banesën e tij në “Kodër Institut”.

Pamje nga ambientet brenda shtepise Pamje nga ambientet brenda shtepise

Një tjetër rast i ngjashëm u raportua ditë më parë në Tiranë. Më 26 Janar, shtetasi Jetnor Zhaboli, 35 –vjeç, ra në prangat e bluve pasi i kishte kthyer shtëpinë “në burug”, bashkëshortes, vajzës së tij dhe nënës.

Zhaboli kishte instaluar kamera në çdo cep të shtëpisë për të monitoruar lëvizjet e tyre. Gjithashtu, ai kur largohej nga banesa i bllokonte valët e telefonit në mënyrë që ato të mos kishin kontakt me persona të tjerë.

LEXO EDHE: I përgjonte dhe në tualet, del FOTO e 35-vjeçarit që mbante familjen të mbyllur

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese