Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
78 %
0.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
36 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

“Big Brother, kjo bombë me hidrogjen!”

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

“Big Brother Vip Albania” përfundoi, por zhurma mbi të do të zgjasë edhe për disa ditë të tjera. Ajo që u vu re është një “skizmë” e thellë, midis atyre që e adhurojnë këtë format dhe atyre që e urrejnë. Për ta thjeshtësuar analizën, disa spekulojnë me diferencat në nivelin kulturor të publikut. Me këtë nuk jam dakord. Njoh njerëz me formim kulturor të bollshëm, të lexuar e të ditur, të cilët u apasionuan me formatin njësoj si një i pashkolluar i perferive, siç vërej mospëlqim dhe kundërvënie edhe nga njerëz me formim modest.

 Çfarë i bën njerëzit ta duan apo ta urrejnë këtë format?

albsig

spring

 “Voyeurizmi”, interesi që njerëzit kanë për të parë të tjerë në rrethana private dhe intime. Kënaqësia që ata provojnë kur shohin se si dikush vishet, zhvishet, bën banjë, fle.

Ballafaqimi “i deleguar”, konfirmimi dhe kultivimi në nivel personal i aftësive të mbijetesës në rrethana stresi. Të mësuarit “në distancë” të mënyrave të sjelljes në grupe me diversitet gjinie, moshe, kulture, bindjesh, personaliteti. Dëshirë dhe nevojë për t’u pajisur me strategji efikase për të lidhur aleanca, për të thurur intriga dhe për të shpëtuar prej tyre. Skema të gatshme për të komunikuar, për të replikuar dhe për të dalë fitues në debate. Aftësi për të dominuar një person, një grup të vogël apo të gjithë njerëzit në një dhomë.

Këto më lart, nuk janë aspak negative, të para në një përmasë “humane”. Të gjithë kanë nevojë për të mësuar në jetë. Po a është kjo mënyra e duhur për të mësuar? A janë ata që lujanë mësuesit më të mirë? Ata që komentojnë sjelljet e tyre? A mishëron fituesi tipare të një personi të pajisur me vlera dhe aftësi për t’i imituar në jetën reale?

Për mua ky është thelbi i problemit. Të rinjtë e paformuar akoma ose personat me nivel të ulët kulturor, pësojnë intensivisht dhe brutalisht modelimin e botëkuptimit të tyre nga “modele të gatshme” të cilët më së shumti nuk janë ata të duhurit. Duke u identifikuar me “heroin” e tyre, investohen shpirtërisht tek ai/ajo, duke jetuar jetën e tij/saj, përsa kanë një jetë të tyre të paplotë, pse jo, në disa raste edhe boshe. Të pasigurtë, të pazotë dhe të pamundur për të zgjedhur rrugën e vështirë drejt suksesit, ata kanë vetëm rrugën e shpejtë, të mbështesin një të ngjashëm me veten për t’ia dalë. Për ta është e rëndësishme që i ngjashmi i tyre të fitojë me rrugën e shkurtër. Kjo i mban ata me shpresën se një ditë edhe ata vetë mund t’ia dalin.

Për arsyet që kanë njerëzit për ta injoruar apo për ta urryer, nuk besoj se ka interes të shprehem.

Nëse marrim në konsideratë arsyet për të cilën BBVA iu servir publikut, audiencën dhe paratë, ky projekt ishte një sukses. Ndërkohë, në lidhje me vlerat që përçoi tek audienca, mendoj se është një dëmtues i madh, një “bombë me hidrogjen” antivlerash, e cila së bashku me “bombat” e tjera në të gjitha mediat aktuale, është shkak madhor për prapambetjen dhe deviancat kulturore të një kombi të tërë!

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img