Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bien testimet dhe rastet e reja me Covid, 172 qytetarë të infektuar dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit

Shkruar nga Newsbomb
Bien testimet dhe rastet e reja me Covid, 172 qytetarë të infektuar

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 1.440 testime, nga të cilat kanë rezultuar me covid 172 persona.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë bëhet me dije se pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa 190 të tjerë kanë arritur të shërohen.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar.

Njoftimi i plotë i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1,440 testime, 172 qytetarë të infektuar, 5 humbje jete dhe 190 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 1,440 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 172 qytetarë, në këto bashki:

78 në Tiranë, 16 në Berat, 11 në Vlorë, 10 në Fier, 6 në Durrës, Gjirokastër, 4 në Kamëz, Lushnje, 3 në Lezhë, Kurbin, Vorë, Mallakastër, Përmet, Kuçovë, 2 në Mirditë, Kavajë, Patos, Selenicë, Sarandë, Tepelenë, 1 në Kukës, Has, Krujë, Dibër, Delvinë, Skrapar, Gramsh.

Janë 6,359 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 145 pacientë, nga të cilët 13 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 5 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar 81 vjeç nga Berati, tre qytetarë nga Tirana 85-91 vjeç, një 90 vjeçar nga Lushnja. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 190 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 192,428 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (06 Dhjetor 2021)

Raste të reja ditore 172

Të shëruar në 24 orë 190

Të shtruar në spitale 145

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 1,440

Testime totale 1,406,517

Raste pozitive 201,902

Raste të shëruara 192,428

Raste Aktive 6,359

Humbje jete 3,115

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3167

Fier 662

Gjirokastër 542

Shkodër 441

Durrës 340

Berat 339

Elbasan 274

Vlorë 213

Lezhë 161

Korçë 106

Dibër 68

Kukës 46

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu