Sulmi i hakerave iranian të grupit "Drejtësi për Atdheun" ka njoftuar këtë të hënë sabotimin e të gjitha sistemeve të kompanisë celulare shqiptare "ONE ALBANIA". Të dhënat e më shumë se 1.2 milionë abonentëve janë zhdukur, siç njoftohet në "Telegram".
Newsbomb.al mëson ekskluzivisht se ky sulm i rëndë kibernetik ka gjetur të pambrojtur kompaninë celulare dhe ka futur në kolaps të gjitha sistemet e saj.
Punonjësit që u janë drejtuar këtë mëngjes dyqaneve të shërbimit ndaj klientëve, janë njoftuar përmes e-mail që të ktheheshin në shtëpi sepse sistemi i rimbushjeve, pagesave apo dhe rinovimi i kontratave nuk ka qenë funksional. "Po përmirësojmë sistemet", ka qenë mesazhi për stafin.
Por, siç ka raportuar në vazhdimësi newsbomb.al, bëhet fjalë për një sulm të rëndë kibernetik që pretendohet se ka marrë në dorë të dhënat e mijëra abonentëve dhe i ka asgjësuar ato.
Sistemet e One ALbania jashte sherbimit, siç njofton grupi i hakerave
Grupi i hakerave njofton në rrjetin “Telegram” se ka marrë në dorë dhe ka asgjësuar të dhëna deri në 2 petabajt (2 petabytes). Për njohësit e teknologjisë, kjo është ndër njësitë më të mëdha të matjes së të dhënave kompjuterike. Ose ndryshe, të dhëna sa 500 miliardë fletë formati standarde të printuara.
“Misioni ka filluar (DDMC). Albanian Mobile Communications (AMC) u hakerua nga Homeland Justice. Injorimi i “paralajmërimeve tona humanitare” u kushtoi gjithë këtë politikanëve tuaj të korruptuar. Por mos u mashtroni. Kjo do të vazhdojë derisa ta pastrojmë plotësisht vendin tonë nga terroristët.
Në këtë operacion, të marra së bashku, u fshinë më shumë se 2 petabajt të të dhënave të rrjetit të telekomunikacionit dhe rrjetit të brendshëm të të gjitha kompanive të lidhura, dhe të dhënat e rëndësishme do të publikohen së shpejti! Ne kemi dashur vetëm të përcjellim një mesazh”, thuhet në njoftim.
te dhenat e publikuara nga hakerat e Homeland Justice
Lexo edhe: SKANDAL I MADH/ Hakerat godasin “ONE ALBANIA” dhe zhdukin të dhënat e shqiptarëve
Newsbomb.al ka denoncuar prej muajsh se ONE ALBANIA kishte implementuar një sistem operimi indian që ekspozonte lehtësisht të dhënat e abonentëve që ishin pjesë e kësaj kompanie celulare, mirëpo autoritetet nuk morën masa dhe sot jemi përballë një skandali të përmasave të mëdha.
Më poshtë, është një listë me disa artikuj që ekskluziv që ne kemi raportuar për muaj me radhë, për kompaninë celulare "ONE ALBANIA":
LEXO EDHE: Shitja e dyshimtë e Telecom Albania, gazetarët austriakë investigim për miliardat
LEXO EDHE: Inxhinieri shpërthen ndaj “One Albania”: Kompania më plehrë, po na zhvat (VIDEO)
LEXO EDHE: Gjoba 100 milionëshe e AKEP: One Albania u ka ndërprerë sinjalin mijëra abonentëve
Lexo edhe: E paralajmëroi Newsbomb.al, AKEP: “One Albania” të rishikojë menjëherë sistemin B/00S
Lexo edhe: AKEP gjobit me 100 milionë lekë “One Albania”: Tarifa të larta dhe mungesë shërbimi!