Tirana
broken clouds
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
75 %
Mër
16 °
Enj
16 °
Pre
18 °
Sht
16 °
Die
15 °
E mërkurë, 7 Dhjetor, 2022

Bien shitjet e makinave për 8 mujorin e vitit 2022, numri i autoveturave të regjistruara, 15% më i ulët se vitin e kaluar

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kriza e rritjes së çmimeve nuk ka lënë pa prekur edhe përdorimin e automjeteve. Për 2022 shqiptarët po blejnë më pak makina se vjet. Numri i automjeteve të regjistruara për herë të parë për 8-mujorin 2022 është 12% më pak se e njëjta periudhë se viti i kaluar.

Sipas të dhënave të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për muajt janar-gusht 2022 janë të regjistruara 41,220 mjete.

Ndërsa për periudhën janar-gusht 2021 ishin të regjistruara për herë të parë 46,902 mjete. Nga totali i mjeteve të regjistruara për 8-mujorin e 2022,  34,019 prej tyre janë autovetura nga 39,908 që ishte numri i autoveturave për të njëjtën periudhë të 2021. Krahasuar me vjet numri i makinave të regjistruara për herë të parë është ulur rreth 15%.

Për 2022 numri mesatar mujor i mjeteve të regjistruara për herë të parë rezulton të jetë 5,152 mjete nga 5,862 që ishte vitin e kaluar.

Në janar- gusht 2022 qarku me numrin më të lartë të makinave të regjistruara është Tiranë duke zënë rreth 39% të totalit të 8 mujorit, më pas vjen qarku i Durrësit me 16% të totalit dhe ai i Fierit zë 10%.  Rreth 50% e mjeteve këtë vit janë importuar nga Italia dhe Gjermania. Marka më e preferuar e shqiptarëve vijon të mbetet Wolsvagen dhe  Mercedes Benz.

Përfaqaqësues të kompanisë “Landeslease” se në këtë periudhë shitjet për makinat e reja kanë shënuar rënie, jo vetëm për shkak të rritjes së çmimit të tyre 10 deri  15%  më shumë krahasuar me vjet, por edhe për shkak të numrit të reduktuar të prodhimit të tyre për 2022 e ndikuar nga mungesa e pjesëve prodhuese.

Në kahun tjetër kompanitë e shitjes shtojnë se në këtë periudhë po tregtohen më tepër makina të përdorura, edhe te të cilat ka rritje të çmimit, por shtrenjtimi i tyre konsiderohet i fryrë i ndikuar nga mungesa e brandeve të makinave të reja.

Për DPSHTRR rënia e numrit të makinave të reja të regjistruara për herë të parë në 2022 nuk ndikohet nga tendenca botërore e rritjes së çmimeve, por për shkak të vitit pandemik 2020, ku mbyllja e ekonomisë dhe lëvizja e kufizimeve solli që shumë regjistrime të shtyheshin për 2021.

“Po të krahasohemi me 2019 janë rreth 10 mijë mjete më shumë. Periudha mars-qershor ka qenë pothuajse e mbyllur dhe tetor-dhjetor 2020 ishte kulmi i pandemisë në Shqipëri, e prandaj viti 2021 merr më shumë regjistrime të mbartura për 2020”.

Sakaq prej vitit 2021 për makinat që regjistrohen për herë të parë po zbatohet një rregull i ri për kontrollin teknik. Për këto mjete është përcaktuar që kontrolli teknik do të kryehet 3 vite pas regjistrimit.

Deri në dhjetor të 2021 sipas të dhënave të Drejtorisë së shërbimit të Transportit totali i mjeteve aktive ose të çregjistruara përkohësisht ishte 740,669 mjete ku 593,280 janë autovetura. Krahasuar me 2020 numri i autoveturave aktive është 10% më i lartë./Monitor

Më shumë




spot_img








spot_img