Kanë rënë me 5% shitjet e gjigandit të markës “Apple” krahasuar me 3 muajt e fundit të 2021. Kjo ishte rënia më e madhe që kompania ka pësuar që nga viti 2019.
Të rejat e fundit erdhën pasi shumë firma po paralajmëronin një ngadalësim të mprehtë ekonomik, veçanërisht në sektorin e teknologjisë e cila lulëzoi gjatë pandemisë.
Shefi i Apple, Tim Cook tha se firma po lundronte në një “mjedis sfidues”. Ai ka fajësuar rënien e shitjeve për shkak të mungesës së furnizimit që shkaktoi Covid-19 në Kinë. Sipas tij gjithashtu ka ndikuar edhe gjendja ekonomike në të cilën qytetarët janë, që pas nisjes së pandemisë e tashmë edhe lufta Rusi-Ukrainë.
Apple tha se rënia e shitjeve ndodhi në të gjithë botën dhe goditi shumicën e produkteve të saj. Shitjet e iPhone-ve të saj të njohur ranë me më shumë se 8%, dhe shitjet e kompjuterëve Mac ranë 29%. Rënia goditi fitimet e firmës, të cilat ranë 13% në 30 miliardë dollarë (24 miliardë paund).