Ish-kryebashkiaku i Vlorës, Shpëtim Gjika është shpallur sot i pafajshëm nga akuza që rëndonte mbi të për “shpërdorim detyre”. Ka qenë Gjykata e Vlorës që ka dhënë pafajësinë për Gjikën.
Vitin e kaluar Gjika u akuzua për flasifikimin e dy lejeve për dy pallet në qytetin që ai drejtonte, e për këtë arsye edhe u arrestua nga policia me kërkesë të prokurorisë. Gjithsesi, Gjika u gjykua më pas në gjendje të lirë deri në marrjen e vendimit përfundimtar nga gjykata.
Akuzat e bëra ndaj tij i kushtuan atij postin e kryebashkiakut të Vlorës, duke mos rikandiduar sërish në zgjedhjet e 2015.