Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tivar të Malit të Zi, ku si pasojë e një zjarri kanë humbur jetën katër persona.
Mediat malazeze bëjnë me dije se zjarri ka rënë në një lagje të improvizuar ku jetojnë kryesisht romë. Flakët përfshinë disa objekte banimi, kur për pasojë humbi jetën një vajzë 19 vjeçe, dy të mitur dhe një grua.
“Vijesti” shkruan se po ashtu nga flakët ka mbetur i plagosur një person, i cili ndodhet në spital me djegie të lehta. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, por dyshohet se mund të jenë shkaktuar nga zjarri i sobës në një nga objektet e banesës.
“Ne kemi qenë të shoqëruar nga eksperti elektrik. Me atë rast kemi gjetur objekte banimi të djegura plotësisht dhe katër trupa të karbonizuar. Jozyrtarisht supozohet se shkak i zjarrit ka qenë një soba me dru. Pas dhënies së konstatimit të ekspertit të opinionit për zjarre dhe shpërthime do të dihet shkaku i saktë”, tha prokurorja Mirjana Tankosiq Vuçiniq.