Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bie zjarr në repartin e kirurgjisë në spitalin e Vlorës, flakët përfshijë katin e tretë

Shkruar nga Newsbomb
Bie zjarr në repartin e kirurgjisë në spitalin e Vlorës,

Një zjarr ka shpërthyer sot në spitalin e kirurgjisë në Vlorës.

Bëhet me dije se zjarri ja rënë në katin e tretë të godinës së spitalit që përkon dhe me repartin e kirurgjisë.

Dyshohet se flakët kanë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk ka të lënduar dhe askush nuk rrezikon nga flakët.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethane të ngjarjes.

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 19.11.2021, rreth orës 13:20, ka rënë zjarr në Repartin e Kirurgjisë në spitalin e Vlorës. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Vijon puna nga grupi hetimor, për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu