Hapësire reklamuese

Bota

Bie zjarr në konvikt, humbin jetën tragjikisht 13 persona në Kinë

Shkruar nga Newsbomb
Bie zjarr në konvikt, humbin jetën tragjikisht 13 persona në

13 persona kanë humbur jetën në mënyrë tragjike në Kinë, si pasojë e zjarrit në një konvikt shkolle në provincën kineze Henan.

Sipas mediave të huaja, 13 persona kanë vdekur, ndërsa një tjetër ka marrë lëndime në trup nga zjarri.

I lënduari ndodhet aktualisht në spital ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas informacioneve paraprake nga mediat e huaja një mësues ka konfirmuar se të gjitha viktimat janë nxënës të klasës së tretë, 9 ose 10-vjeçarë.

Sakaq nuk ka ende një njoftim zyrtar për identitetin dhe moshën e viktimave, Autoritetet lokale po hetojnë shkakun e zjarrit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese