Hapësire reklamuese

Rajoni

Bie serveri edhe në BKT-në e Kosovës, klientët “mbeten thatë” prej orësh

Shkruar nga Newsbomb
Bie serveri edhe në BKT-në e Kosovës, klientët “mbeten

Banka Kombëtare Tregtare në Kosovë ka të njejtat probleme si dhe BKT në Shqipëri. Përmes një shënimi në Facebook, BKT Kosova njofton se institucioni për shkak të disa problemeve teknike në sistemin qendror bankar, ka ndërprerje në disa shërbime bankare.

Burime për mediat bëjnë me dije se kjo problematike po vijon që prej shumë orësh dhe njerëzit kanë mbetur keq pa mundur të përfitojnë shërbimet bankare, përfshirë këtu tërheqje në bankomate, në bankë apo dhe kredi e shlyerje pagesash.

Në njoftimin e saj në rrjete sociale, vetë BKT Kosova thotë se ekipet e IT dhe partnerët globalë po bëjnë të gjitha përpjekjet për të zgjidhur problemin sa më shpejt të jetë e mundur. Institucioni kërkon ndjesë për këtë avari në sistem duke shpresuar që gjithçka të rregullohet, duke vënë në dispozicion numrat e kontaktit.  

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll