Hapësire reklamuese

Rajoni

Bie ritmi i protestave nacionaliste maqedonase kundër platformës shqiptare

Shkruar nga Newsbomb

Protesa që po mbahet në Maqedoni për  mos pranimin e platformave shqiptare, duke i quajtur ato platform të huaja për kuvendin e maqedonisë, duket se i ka rënë densiteti që kishte në fillim.

Protestuesit e nismës “Për Maqedoni të Përbashkët”,edhe pse pritej që sot të paralajmërojnë strategjinë e tyre që parashikonte vendosjen e tendave përpara kuvendit, nuk e bënë një gjë të tillë.

Protestua u zhvillua ashtu si çdo ditë me marshin që filloi nga qeveria deri te kuvendi.

Organizatorët thanë se nga java e ardhshme do të fillojnë të zbatojnë planin për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare ndonëse nuk deshën t’i zbardhin hapat konkretë se si do ta bëjnë një gjë të tillë, njofton Alsat.

Edhe pse gjatë ditës në rrjetet sociale u bë thirrje që protesta e sotme të jetë masive, nuk u vërejt prani e shtuar e protestuesve madje shifrat e fundit tregojnë tkurrjen drastike të numrit të protestuesve si dhe anulimin e mundshëm të tyre në qytetet e tjera.

Në kryeqytet sot numri i protestuesve ishte rreth 2500.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu