Tirana
light rain
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
67 %
5.1kmh
100 %
Pre
15 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

Bie qeveria në Holandë, dorëhiqet kryeministri dhe ministrat

spot_img

Lajme të ngjashëm

Dorëhiqet kryeministri i Holandës Mark Rutte dhe ministrat e tij pas një skandali që përfshiu qeverinë.

Rutte ka dhënë dorëheqjen pasditen e sotme pas një takimi të gjatë me kabinetin qeveritar.

Dorëheqja vjen pas zbulimit të skandalit për “mirëqenien e fëmijëve” ku një hetim gjeti se mijëra familje ishin akuzuar gabimisht se kishin përfituar përmes mashtrimit, dhe u detyruan të paguanin.

Në një deklaratë pas mbledhjes, kreu i qeverisë konservatore tha: “Je jemi të gjithë në një mendje se sistemi ka dështuar, ndaj edhe duhet të marrim përgjegjësi. Ndaj i kam paraqitur Mbretit dorëheqjen time dhe të gjithë kabinetit”.

Ai tha se do të vazhdojë të punojë për kompensimin e të gjitha familjeve të prekura nga skandali.

Një raport gjeti se muajin e kaluar rreth 10,000 familje u detyruan të paguanin mijëra dollarë pasi u akuzuan gabimisht për përfitim përmes mashtrimit.

Më shumë




spot_img








spot_img