Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
31 %
3.6kmh
40 %
Die
25 °
Hën
25 °
Mar
21 °
Mër
24 °
Enj
23 °
E diel, 25 Shtator, 2022

Bie numri i lindjeve në vend, rënie e lartë në tremujorin e dytë të vitit, kush është qarku me shtesën më të ulët natyrore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Shtesa natyrore vijon të jetë negative në vend, për të tretin tremujor radhazi.

Sipas INSTAT numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2022 është 5.384, duke shënuar një rënie me 14,8%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2022 është 4.916, duke shënuar një rënie prej 19,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2021. Shtesa natyrore e popullsisë pasqyron trend pozitiv në tremujorin e dytë 2022 me 468 lindje më shumë se sa vdekje.

Në tremujorin e dytë 2022, pesë qarqe të vendit kanë shënuar shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në shtatë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë pasqyrohet negative.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 821 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 193 vdekje më shumë se sa lindje.

Lindjet

Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënuan ulje të numrit të lindjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të lartë të lindjeve është Tirana me 1.940 lindje, ndërsa qarku me numrin më të ulët është Gjirokastra me 85 lindje. Rënien më të vogël në përqindje të lindjeve gjatë tremujorit të dytë 2022 krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021 e zë qarku i Beratit me 9,0%, ndërsa rënien më të madhe e ka qarku i Vlorës me 25,4%.

Vdekjet

Në tremujorin e dytë 2022, të gjitha qarqet e vendit shënojnë ulje të numrit të vdekjeve, në krahasim me tremujorin e dytë 2021.

Në tremujorin e dytë 2022, qarku me numrin më të ulët të vdekjeve është Kukësi me 97 vdekje, ndërsa qarku me numrin më të lartë është Tirana me 1.119 vdekje. Uljen më të madhe në përqindje të vdekjeve gjatë tremujorit të dytë 2022, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, e zë qarku i Kukësit me rënie prej 30,2%./Monitor

Më shumë


spot_img
spot_img
spot_img