Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Bie nga ndërtesa shumëkatëshe, humb jetën diplomatja

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një anëtare e stafit të ambasadës zviceriane në Teheran të Iranit, ka humbur jetën pasi ka rënë nga ndërtesa shumëkatëshe ku ajo jetonte.

Zëdhënësi i shërbimeve të urgjencës tha se gruaja 51-vjeçare ishte sekretare e parë në ambasadë duke mos dhënë më shumë detaje mbi identitetin e saj.

Këtë lajm të trishtë e ka konfirmuar dhe vetë Ministria e Jashtme zviceriane teksa i shprehën ngushëllime familjarëve të 51-vjeçares.

“Departamenti Federal i Punëve të Jashtme dhe kryetari i tij Këshilltari Federal, Ignazio Cassis janë shokuar nga vdekja tragjike dhe i shprehin ngushëllimet e tyre më të thella drejt familjes”, tha një zëdhënës.

Ministria shtoi se ishte në kontakt me familjen dhe me autoritetet iraniane.

Ai nuk dha më shumë informacion në lidhje me rrethanat e vdekjes, duke përmendur mbrojtjen e të dhënave dhe arsyet e privatësisë.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img