Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bie nga lartësia punëtori në Dhërmi

Shkruar nga Newsbomb
Bie nga lartësia punëtori në Dhërmi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Dhërmi, ku një 40-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga një lartësi. Uniformat blu bëjnë me dije se shtetasi A.N, teksa ishte duke punuar në një objekt ndërtimi, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është demtuar.

Menjëherë ai është dërguar drejt spitalit, ndërkohë grupi hetimor  vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Himarë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:56, në Dhërmi, Himarë, shtetasi A. N., 40 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë është dëmtuar. 40-vjeçari është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

PËRDITËSIM ORA 19:10

Policia ka njoftuar se Artan Dini ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin e Vlorës. Mësohet se për fat të keq 40-vjeçari nuk ia ka dalë dot  t'u mbijetojë plagëve të marra pasi ra nga lartësia ku po punonte në një objekt në Dhërmi.

Njoftimi i Policisë

Himarë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë me herët, ku shtetasi, gjeneralitetet e sakta të të cilit janë A. D., 44 vjeç, duke punuar në një objekt në ndërtim, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia, njoftojmë se rrugës për në Spitalin e Vlorës ky shtetas ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese