Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Nivicë, Tepelenë, ku ka humbur jetën një 70-vjeçar.
Bëhet medije se viktima, shetasi A.B., ka rënë nga lartësia 200 metra në një humnerë, ku ka humbur edhe jetën.
Mësohet se trupi i pajetë nuk është nxjerrë ende nga humnera, ndërsa policia po përpiqet që të zbresë me litarë.
Informacion paraprak
Rreth orës 09:15, në hyrje të fshatit Nivicë, Tepelenë, është rrëzuar nga “Ura e Madhe” shtetasi A. B., rreth 70 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj (dyshohet të jetë rrëzuar aksidentalisht).
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe shërbimet zjarrfikëse kanë shkuar në vendngjarje dhe pritet ndërhyrja e grupit të forcave Renea për nxjerrjen e shtetasit A. B., pasi është terren shumë i vështirë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.