
Një tragjedi ka ndodhur së fundmi në Itali, ku një vajzë 24-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi ra në një pus në një ndërtesë në via Benedetto Croce.
E reja, Ambra Seferi kishte mbetur papritur jashtë shtëpisë pasi dera ishte mbyllur kur ajo po shkonte në terrace.
Ndërsa djali i saj 18-muajsh dhe një vajzë tjetër dy-vjeçare, vajza e një shoku, kishin mbetur të kyçur në shtëpi dhe për këtë arsye ajo u përpoq të futej përsëri përmes dritares. Mirëpo, fatekqësisht e reja humbi ekuilibrin dhe ra nga lartësia.
Pavarësisht se u dërgua për të marrë ndihmë të specializuar mjekësore në spitalin Milazzo, ajo ka ndërruar jetë vetëm pak pas mbërritjes. E reja kishte dy vite që jetonte në Itali.