Hapësire reklamuese

Aktualitet

Bie nga ballkoni, 45 vjeçarja në Berat në gjendje të rëndë

Shkruar nga Newsbomb

Një 45-vjeçare nga fshati Poshnje në Urë Vajgurore ka rënë mesditën e sotme nga ballkoni i katit të dytë në oborrin e banesës së saj.

Rrëzimi i gruas nga ballkoni është parë nga fqinjët, të cilët kanë shkuar menjëherë për ti dhënë ndihmën e parë dhe kanë njoftuar policinë.

Zamira Xhaxhaj, nëna e dy fëmijëve, është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjendja e saj paraqitet e rëndë.

Raportohet se gruaja ka pësuar dëmtime në shtyllën kurrizore dhe po trajtohet në spital. Nuk dihet ende shkaqet e që çuan gruan në këtë veprim, ndërkohë policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu